AKTUALITET

Përballje me akuzat, Trump fluturon drejt Uashingtonit

20:06 - 03.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti amerikan Donald Trump po udhëton në Uashington për t’u paraqitur në gjykatën penale për herë të tretë në katër muaj.




Ai u largua nga rezidenca e tij në New Jersey i shoqëruar nga siguria për të udhëtuar drejt Uashingtonit, aty ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Trump do t’i merren shenjat e gishtave përpara se të paraqitet në gjykatë për akuzat penale në lidhje me përpjekjet e dyshuara për të penguar dhe përmbysur zgjedhjet e 2020.

Aktakuzat e paraqitura përfshinin “komplot për të dëmtuar, penguar dhe mposhtur funksionin e qeverisë federale përmes pandershmërisë dhe mashtrimit”.

Politikani republikan tashmë është akuzuar në dy raste të tjera: për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe pagesë ndaj një ylli porno.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pafytyresia e demokrateve qe po bejne cdo gje e cdo pisllik per te diskretituar dhe denuar me cdo kusht Presidentin Trump arrin kulmin kur kerkojne t’i marrin shenjat e gishtave sikur te jete kryetar grupi i karteleve te droges ne Meksike qe kalojne kufirin per ne Amerike pa asnje pengese dhe kontroll ne gjatesine prej 3 mije km kufi..

    Përgjigju ↓