BLUETOOTH

Pasi akuzoi personazhe të njohur për lidhje me krimin, u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale dhe u shtrua në spital! Fjolla Morina reagon për herë të parë

21:58 - 05.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina rreth 1 muaj më parë u shtrua në spital, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.




 

Lajmi erdhi pasi Fjolla Morina hodhi akuza ndaj disa personazhe të njohura të showbizit shqiptar duke i përfshirë emrat e tyre në ngjarje kriminale. Dhe prej asaj kohe artistja ishte ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.

Por së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në InstaStory duke treguar se gjatë kësaj periudha nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike, teksa shtoi se falë kujdesit të mjekësve do të bëhet më mirë.

fjolla morina1

 

 

Ndër të tjera Fjolla gjithashtu falenderoi të gjithë mbështetësit e saj për fjalët e bukura dhe motivimin që ata i kanë dhënë.

Falemnderit miqtë e mi. Unë jam mirë. Nga ana psikologjike nuk kam qenë mirë dhe shpresoj që do bëhem më mirë me ndihmën e mjekve tonë. Ju përshëndes. Faleminderit për fjalët e bukura”, u shpreh Fjolla krah vajzës së saj, Alayah.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.