BLUETOOTH

“Jam krenare për punë time!”- Dështoi të dërgonte Shqipërinë në finalen e Eurovision, Besa Kokëdhima reagon pas s’kualifikimit

13:46 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2024, ka reaguar pas s’kualifikimit nga festivali muzikor, duke mos arritur të prek finalen.




Përmes një video mesazhi në Instastory, Besa  falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Por pavarësisht kësaj, këngëtarja theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.

“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër. Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur. Shpresoj të jeni kënaqur dhe t’ju kem bërë krenarë”, përfundoi Besa Kokëdhima.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.