BOTA

Amerikanët e teprojnë me Mesin! Inter Majemi shkarkon pastruesin e tualeteve se i foli argjentinasit

19:35 - 06.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lionel Mesi është kthyer shumë shpejt në një yll të jashtëzakonshëm në SHBA, ku po shkëlqen me fanellën e Inter Majemit. Por sulmuesi argjentinas, bashkë me magjitë e tij ka sjellë edhe famën, duke bërë që amerikanët të marrin masa drastike për ta ruajtur atë nga vëmendja e tepruar e publikut, që të mos bëhet bezdisëse.




Në klub janë vendosur rregulla strikte që të mos shqetësohet lojtari dhe ai që e ka pësuar në kurrizin e tij nga ky rregull është kolumbiani Kristian Salamaka, një pastrues në stadiumin e skuadrës amerikane. Ai është shkarkuar nga puna për shkak të Mesit, siç tregoi për argjentinasen “La Nacion”.

“Unë po pastroja tualetet në sektorin ku janë të parkuar autobusët. Isha me fat që gjendsha aty kur mbërriti autobusi dhe lojtarët dolën prej tij. I fundi ishte Mesi dhe unë e thirra “Hej, kampion bote”. Mesi më pa, i tregova që mbaja një fanellë të Argjentinës dhe kisha stilolaps. Ai më bëri autograf.

Por pastaj erdhën personeli i sigurisë, më larguan dhe më shkarkuan nga puna. Por ia vlente çdo sekondë”, tha Salamaka duke treguar historinë se si mori autografin që i kushtoi vendin e punës.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.