AKTUALITET

Tragjike/ Rrëzohet aksidentalisht rafti me djath, vdes pronari i fabrikës, çdo copë djathi peshonte 40 kg

15:11 - 07.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person i cili merrej me prodhimin e djathit italian u vra mbrëmë në Lombardi, pasi u varros nën copat e djathit që ranë nga një raft, duke bërë që mijëra koka me peshë 40 kg secila të hidheshin poshtë, tha shërbimi zjarrfikës.




“Djathrat dhe tabakatë duhej t’i lëviznim me dorë. U deshën rreth 12 orë për të gjetur viktimën”, shpjegoi Antonio Duzi, kreu i departamentit të zjarrfikësve të qytetit të Bergamos.

Magazina ndodhet në qytetin Romano di Lombardia, në jug të Bergamos. Në të ndodheshin gjithsej 25,000 koka djathi ‘Grana Padano’ të vendosura në rafte metalikë që arrinin një lartësi prej 10 metrash. Mijëra koka ranë, duke vrarë pronarin e kompanisë, Giacomo Chiaparini, 74 vjeç, i cili po punonte brenda në magazinë.

Shërbimi zjarrfikës është lajmëruar nga familjarët e viktimës të cilët kanë dëgjuar bujën e shkaktuar nga rënia e mijëra kokave.

Sipas Corriere della Sera, pronari ishte i vetëm në magazinë ku po piqeshin djathrat. Ai kishte shkuar të kontrollonte robotin që i kthen dhe i lan me një sistem të automatizuar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.