AKTUALITET

Ndodhet në burg për blerje votash, nis protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit

17:59 - 14.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.




Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”. Ylli Manjani, pjesë e kësaj proteste u shpreh se Beleri po mbahet në burg me pa të drejtë.

“Këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje te drejtësisë”, ka thënë Manjani.

Gjithashtu një qytetar teksa foli për mediat u shpreh se kjo është një protestë paqësore dhe kërkojnë që të lirohet Fredi Beleri pasi sipas tyre u zgjodh nga vetë qytetarët.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, ka thënë një qytetar pjesë e kësaj proteste.

Shikoni fotot


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.