AKTUALITET

U kap bashkë me 4 të tjerë me 11 mijë pilula ekstazi në Tiranë, Lëvizja Vetëvendosje përjashton anëtarin e Këshillit Bashkiak në Prishtinë, Besnik Mujaecin

17:01 - 15.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja vetëvendosje ka përjashtuar nga strukturat e partisë Besnik Mujaecin. Ai së bashku me 4 të tjerë u arrestua pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës. Pas kontrolleve të policisë u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi gati për shitje.




Informacioni i plotë:

Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.