AKTUALITET

Dorëheqja e policëve serbë në Kosovë, reagon presidentja Osmani: U kërcënuan nga Beogradi, kërkohet gjithëpërfshirje që të jemi të sigurt!

21:42 - 17.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se si rezultat i “kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme” nga Beogradi, kanë dhënë dorëheqje zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.




“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e [ish-udhëheqësit serb Sllobodan] Millosheviq. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në ‘Twitter’.

Më herët gjatë 17 gushtit, diplomatët ndërkombëtarë, të akredituar në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre për dorëheqjen e tre policëve serbë të Kosovës.

Në reagimin e shefit të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe të Ambasadës amerikane, megjithatë nuk u përmendën arsyet që çuan në dorëheqjen e tre policëve. Nëntorin e kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj. Në korrik, Radio Evropa e Lirë raportoi se 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë kishin filluar punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin komunitetit serb./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.