Kronikë

Falsifikonte mjete identifikimi për shtetasit me precedentë penale, në pranga 40 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

15:09 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 40 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit. Ai ishte i dënuar më parë nga Gjykata e këtij qyteti me 3 vite burgim dhe ishte i shpallur në kërkim.




Bëhet fjalë për Elmir Dashi, i cili në vitet 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumentave të identifikimit, ai ka falsifikuar të tilla materiale për persona që kishin precedentë penale, kundrejt përfitimeve monetare.

Për këtë arsye, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj dhe 1 ditë burgim.

40 vjeçari akuzohet për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”

 

Njoftimi

Komisariati i Policisë Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Elmir Dashi, 40 vjeç, banues në Fier.

Në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u bë ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 1 ditë burgim, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e  identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.