LAJMI I FUNDIT

Macron paralajmëroj rishikim të vizave, Vjosa Osmani: Diçka e tillë do ta vriste dialogun me Serbinë. Këto janë masa ndëshkuese ndaj popullit

11:38 - 30.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili është shprehur se mund të ketë rishikim të politikave të vizave, për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.




Presidentja Osmani është shprehur se kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogunm mes palëvë, teksa shton se “masa të tilla, janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës e jo ndaj ndonjë lideri”.

“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës.

Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut”, ka thënë Osmani.

Më tej Osmani është shprehur se nuk beson që situata për vizat do të arrijë deri këtu, pasi sipas saj, “Kosova i ka plotësuar e stërplotësuar kriteret, dhe ky është proces që Kosova e ka merituar nuk na është dhënë dhuratë”, u shpreh presidentja Osmani.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron  ka paralajmëruar para pak ditësh masa për Kosovën dhe Serbinë nëse “nuk sillen me përgjegjësi” në përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.