Kronikë

“E rrahën”- Pamje nga dhunimi barbar me shkopa bejsbolli i policit në Tiranë dhe të afrimit të tij, dëgjohen ulërima e të qara: Të mbeta në dorë o Bekim

11:05 - 03.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një efektiv policie dhe një i afërm i tij janë goditur me shkopa bejsbolli në orët e para të mëngjesit të së shtunës (2 shtator) në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.




Një video e momentit të dhunës së ushtruar ndaj tyre është filmuar nga banorët e zonës. Pamja nuk është e qartë, ndërsa dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e personave që dhunohen.

“Të mbeta në dorë o Bekim”, dëgjohet duke thënë një prej tyre, i cili i drejtohet dhunuesit.

Ndërsa personi që filmon thotë mes lotësh: “E rrahën”. 

KLIKONI KETU PER TE PARE VIDEON

Sipas News24, 7 persona i kanë bërë pritë efektivit të policisë duke i bllokuar rrugën në momentin që u fut me makinë në sheshpushimin e pallateve.

Autorët i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, e më pas kanë nisur të godasin me shkopinj bejsbolli drejt xhamave të automjetit të tij.

Efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar.

Policia është njoftuar nga banorët e lagjes, ndërsa dy personat kanë marrë dëmtime të rënda nga dhuna barbare.

Arrestimi i një prej autorëve

Një prej personave të përfshirë në dhunimin e efektivit të Policisë në Tiranë dhe të afërmit të tij, u arrestua mbrëmjen e së shtunës (2 shtator).

Në pranga ka rënë 29-vjeçari Blerim Bulica, ndërsa në kërkim mbeten shtetasit Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Pas arrestimit në banesën e 29-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

“29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Besim Alla”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, raportuan uniformat blu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.