AKTUALITET

VIDEO/ Yjet e Rumanisë iu lutën tifozëve, ata refuzuan të hiqnin parullën kundër Kosovës

21:47 - 12.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e sotme në Bukuresht mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë në minutën e 18 të saj, pasi ultrasit rumunë kanë shpalosur një parullë politike dhe kanë nisur kore kundër Kosovës.




Ultrasit “Uniți Sub Tricolor” hapën një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, parullë qartësisht politike që nuk lejohet në tribuna. Gjyqtari në konsultim me delegatin e ndeshjes, vendosi që të ndërpriste takimin dhe dy nga yjet e Rumanisë, Nikolae Staçiu dhe Ianis Haxhi, shkuan poshtë tribunës së ultrasve.

Ata iu kërkuan që ultrasit të hiqnin parullën në fjalë, por këta të fundit refuzuan. Kjo bëri që gjyqtari të sinjalizonte kthimin në dhoma të zhveshjeve të lojtarëve.

SHIH VIDEO

Vetëm atëherë ultrasit hoqën parullën kundër Kosovës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.