Detaje tronditëse janë zbuluar nga vrasja e një 40-vjeçari shqiptar në Pire, për një vend parkimi.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e sotme (15 shtator) pas një konflikti mes viktimës dhe autorit, të cilët njiheshin me njëri-tjetrin dhe prej kohësh kishin konflikte.
Viktima u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Një dëshmitare tha për Protothema, se autori nuk kishte makinë dhe nuk i pëlqenin parkingjet.
“Ata patën një debat, autori shkoi në shtëpinë e tij, mori armën dhe kur doli i tha ‘tani mbarova me ty’, duke e qëlluar. Priti aty derisa erdhi policia dhe e arrestoi. Ishte njeri i çuditshëm. Dy vite më parë ai bëri një aksident me makinë. Ai s’kishte automjet dhe nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, tha ajo.
Një tjetër dëshmitare tregoi se 68-vjeçari krijonte shpesh probleme dhe debatonte me fqinjët e tij pa arsye.
Ajo u shpreh se viktima u qëlluar me plumb në kokë për një vend parkimi në rrugën Praxitelous 147.