BOTA

Vuçiç mbështillet me flamurin e Serbisë pasi Asambleja e OKB-së votoi pro rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

18:20 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas mundimeve të shumta të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të argumentuar kundër miratimit të Rezolutës për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë, më 1995, qenë përpjekje të pasuksesshme.




Fill pas këtij vendimi, Vuçiç postoi dy foto në rrjetet e tij sociale, teksa ka vënë krahëve flamurin serb. Në një foto tjetër paraqitet duke puthur flamurin e shtetit të tij.

“Krenar për Serbinë time”, ka shkruar Vuçiç.

Rezoluta u miratua me 84 vota pro, duke shpallur 11 korrikun si Dita Ndërkombëtare për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.