BLUETOOTH

Maska për flokë të mëndafshtë me qumësht dhe mjaltë, si ta përgatisni dhe ta aplikoni

13:30 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Produktet për kujdesin, rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut janë të larmishme e shumë premtuese.




Megjithatë, kjo nuk do të thotë që njerëzit të shpenzojnë sa qimet e kokës.

Produktet më të mira për shëndetin e flokut gjenden në kuzhinën tuaj.

Qumësht dhe mjaltë, maska për flokë të mëndafshtë

Maska me qumësht dhe mjaltë është mënyra më e thjeshtë dhe efikase për të pasur flokë të ushqyer e të mëndafshtë.

Qumështi është i shëndetshëm jo vetëm për organizmin por edhe për lëkurën, flokët, madje dhe sytë.

Proteinat e qumështit janë shumë të mira për flokun dhe nxisin rritjen e tij.

Qumështi është veçanërisht i mirë për flokun e thatë.

Ju mund të përdorni edhe vetëm qumështin për t’i dhënë jetë flokut tuaj, duke e spërkatur atë dhe mbajtur për 30 minuta e më pas larë si zakonisht.

Edhe mjalti është i mrekullueshëm për flokun.

Ai ruan lagështinë që e ka kaq të nevojshme dhe e mban atë të butë.

Nëse i kombinoni të dy produktet në një maskë, atëherë keni fituar një trajtim luksoz për flokun tuaj.

Ato që ju nevojiten janë:

2 gota qumësht

2 lugë çaji mjaltë.

Nëse përdorni qumësht pa yndyrë, atëherë duhet të shtoni një lugë çaji miell që të trashet maska, në mënyrë që të qëndrojë në flokë.

Ngroheni qumështin në mikrovalë por sigurohuni që ai të jetë i ngrohtë mjaftueshëm për të shkrirë mjaltin, por jo shumë i nxehtë.

Më pas, qumështin përdoreni në flokë të thatë, duke e masazhuar dhe duke u siguruar që çdo fije të jetë e lyer.

Prisni 15 deri në 20 minuta dhe më pas lajeni flokun si zakonisht.

Këshilla të tjera

Ekspertët thonë se nëse keni flokë të dendur atëherë duhet të përdorni qumësht me yndyrë.

Nëse keni flokë të hollë, mund të përdorni qumësht të skremuar./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.