AKTUALITET

I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve takon krerët e “Ligjeve”: Të mos pengohet përzgjedhja e Avokatit të Popullit

17:44 - 27.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve, David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut pasditen e sotme.




Ka qenë vetë ambasada amerikane që ka ndarë lajmin në një postim në rrjetin social Facebook. Në postimin e Ambasadës konfirmohet qëndrimi i SHBA mbi nevojën për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit. Gjithashtu, Ambasada rithekson rëndësinë që ka shumica dhe opozita në një demokraci.

I ngarkuari me punë ka vënë theksin tek natyra kritike e përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi.

“Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme”, shkruan në Facebook ambasada amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.