BLUETOOTH

Si i ndryshoi jeta kur u bë nënë/ Nga pjesëmarrja në “Dancing With the Stars” tek marrëdhënia me Adisin, Fifi: I kam lënë pas të gjitha…

13:18 - 01.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Filloreta Raçi vjen me një rrëfim ndryshe.




Fifi mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku i janë drejtuar disa pyetje që nga pjesëmarrja në “Dancing With the Stars” e deri te jeta personale e këngëtares?

E pyetur se pse vendosi të rikthehej në ekranin “Top Channel” pas shijes së keqe që i la eksperienca në “Big Brother”, Fifi tha se:

I kam lënë pas të gjitha. Ne jemi njerëz, nuk dua të flas për gjëra që kanë kaluar. Ka qenë një moment i imi shumë emotiv kur e kam parë skenën time. Unë jam një njeri impulsiv, reagoj kur diçka nuk më pëlqen, po shyqyr jemi të rritur I kemi lënë pas këto gjëra.

Sa i përket pjesëmarrjesh në “Dancing With the Stars”, Fifi shprehet shumë e lumtur dhe tregon se iu deshën dy ditë për të marrë vendimin që të bëhej konkurrente.

Ndër të tjera me të qeshura ajo tregon se një eksperiencë të tillë e shikon si një mundësi të mirë për të humbur peshë.

E kam menduar dy ditë dhe e kam konfirmuar direkt. E kam pasion kërcimin kam ardhur ta shijoj këtë eksperiencë.

Pjesë nga intervista

Si po shkon jeta jote artistike, pse nuk ke qenë shumë e pranishme këtë verë në koncerte?

Kam kaluar kohë me djalin tim. Që pas lindjes së djalit njerëzit vazhduan të më shikonin ndryshe, dhe nuk kam marrë ftesa për në koncerte. Unë reagova për shkak se vijnë artistët e huaj dhe na zënë datat e koncerteve dhe ne ngelemi pa gjë. Megjithatë unë e kam shijuar shumë këtë verë sepse qëndrova shumë me djalin tim, kisha gati 10 vite që nuk bëja një pauzë dhe e kisha të nevojshme

Si e përjetove lindjen e djalit?

Te gjithë më thonin do të ndryshoj jeta. Nuk mund ta përshkruaj dot sesi jam ndjerë. Kam reflektuar, kam ndryshuar shumë, ndihem shumë e qetë tani dhe jam bërë shumë pozitive.

Sakaq Fifi  disa muaj pas daljes nga ‘Big Brother” bëri publike edhe marrëdhënien e saj me djalin që i vodhi zemrën.

 Fifi po marrëdhënia jote me Adisin si është?

Jam shumë e lumtur që ai është babai i fëmijës tim. Më ka ndihmuar shumë me djalin, ndërron pelenat i jep për të ngrënë ,kur jam ne emisione kur vij në prova te dhe momentalisht e mban ai gjatë gjithë kohës.

E pyetur nëse ka plane për një fëmijë të dytë këngëtarja shprehet se:

Të rritet Theo njëherë pastaj kemi kohë për një fëmijë të dytë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.