AKTUALITET

Tensione në veri të Kosovës, Kongresmenia republikane: Provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës

18:27 - 03.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kongresmenia republikane, Elissa Slotkin tha se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës ka reaguar për shtrimin e trupave serbe afër kufirit me Kosovën.




Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Slotkin shkroi se vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë, që t’i tërheqë trupat nga kufiri.

“Vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë – tërhiqni trupat tuaja nga kufiri i Kosovës. Provokimet e Serbisë janë një tendosje për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare me lidhje të forta me Miçiganin”, shkroi Slotkin.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.