BLUETOOTH

Vdekja e 3-vjeçarit reagon Eliona Pitarka: Nipi im shkoi te ajo klinikë iu desh 5 orë të zgjohej, duhet ta kisha denoncuar më parë

16:55 - 05.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth tre ditë më parë, ku një vogëlush, vetëm 3-vjeç, ka ndërruar jetë në QSUT, pas ndërhyrjes që kishte bërë në një prej dhëmbëve në një klinikë private të mjekut stomatolog Roland Xhaxho.




Sipas familjarëve i vogli i është nënshtruar ndërhyrjes në klinikën dentare për 9 orë, dhe për shkak të injektimit të lartë të narkozës, i është prekur mëlçia, e si pasojë ka humbur jetën.

Mes shumë reagimesh, ishte dhe ai i aktores Eliona Pitarka, e cila mes lotësh tregoi se një vit më parë kishin dërguar nipin tek klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho, dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza.

Ajo shton se edhe pse kanë telefonuar mjekun dhe recepsionin, askush nuk i është përgjigjur.

“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo mes lotësh.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.