BLUETOOTH

“Ma shpifët”- Komentuan jetën e saj private, shpërthen Efi Dhedhes: Pse jeni aq njerëz të poshtër…

20:59 - 06.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e BBV, Efi Dhedhes është ndjerë e shqetësuar nga thashethemet që qarkullojnë kohët e fundit për jetën e saj private.




Ajo ka reaguar ashpër ndaj komenteve në lidhje me të dashurin misterioz, gjë të cilën ajo ka dashur ta mbaj private.

Në një postim në Instagram ajo shprehet:

“Po e bëj këtë story për t’i dhënë fund disa aludimeve për marrëdhënien time. E para nuk ka çfarë ju duhet me kë jam në një marrëdhënie. Meqë është përfolur për një x person publik, mjaft më. Nuk e di pse bëhen njerëzit kaq të këqij dhe kaq të poshtër, aq sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të vënë fjalë që nuk ekzistojnë. Edhe unë jam një njëri, nuk jam kafshë. Ndjenjat i kam po njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private, por nuk ka lidhje me çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu mjaft më se ma shpifët”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.