BLUETOOTH

“Do të jetë java më e vështirë e vitit 2023”/ Meri Shehu paralajmëron këto shenja të horoskopit: Kujdes me marrëdhëniet dhe paratë

11:43 - 17.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrologia Meri Shehu ka paralajmëruar se kjo do të jetë një javë apokalipstike për disa nga shenjat e zodiakut.




Sipas saj është java më e vështirë e vitit e cila do të sjellë pasoja për marrëdhëniet e shenjave. Gjithashtu ajo shton se gjithçka që thuhet apo bëhet këtë javë nuk ka kthim pas..

Dashi – 3 yje

Vetëm Dashët e 10-ditëshit të treë do kenë kujdes në karrierë, punë, bashkëpunime dhe në martesë ata që kanë probleme. Të tjerët do fillojnë të avancojnë më mirë me dashurinë, projekte pune dhe situata.

Demi – 2 yje

Duke qenë se gjithë këto përballje lidhur me punën, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë nuk do t’i përjetojnë mirë, ndryshime pune apokaliptike, marrëdhëniet në çift ose edhe Marsi në Akrep përballë Demit i ka futur në konflikt dhe shumë Dem do shikojnë që me partnerin do ngrihen këtë periudhë.

Binjakët – 3 yje

Më në fund çlirohen nga gjithë këto situata, dashuria ecën mirë, familja sikur u çlirua nga pengesat. Bnjakët e lindur në 10-ditëshin e tretë do kenë kujdes në çështje ekonomike, dashurie, ka ndarje, jo kthime prapa, po u tha fjala e fundit nuk kthehet më. Në relacione me njerëzit e dashur dhe fëmijët duhet të kenë kujdes gjatë kësaj jave.

Gaforrja – 3 yje

Është një nga shenjat që do përballet shumë me luftën për pushtet, çështje familjare. Është një nga 4 shenjat që ka apokalips në shenjën e vet, do zbulohen gjëra të tilla që detyrimisht marrëdhëniet e Gaforreve me të tjerë dhe njerëz të rëndësishëm nuk do t’i lërë të paprekura dhe duke qenë se këto marrëdhënie do jenë disi konfliktuale, mund të arrihet fundi i diçkaje.

Luani – 1 yll

Kanë ngelur në këtë pozicion, çështjet ekonomike fatmirësisht fillojnë dhe rregullohen, por ka gjëra që në planet dhe projektet e tyre janë shumë të ngatërruara. Mosmarrëveshje, thashetheme, dyshime, marrëdhënie në çift, familjare, kthime mbrapa në projekte. Edhe këtu Luanët duhet të kenë kujdes në përgjithësi.

Virgjëresha – 3 yje

Afërdita në shenjën etyre është pozitive, u çlirua nga shumë kontradikta. Tashmë do kenë kujdes Virgjëreshat e lindur në 10-ditëshin e tretë lidhur me çështjet ekonomike dhe një apokalips në marrëdhëniet personale sepse janë dhe kanë pasur probleme në këtë periudhë.

Peshorja – 4 yje

Është një nga shenjat më të adhurueshme gjatë kësa jave, megjithëse të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë javën e jetës së tyre të madhërishme në kuptimin që ndahet shapi nga sheqeri. Pra ato gjëra që thuhen, sqarohen ose nuk janë të qarta do priten me thikë. Ata që do lozin lojë të dyfishtë do marrin parasysh pasojat.

Akrepi – 3 yje

Me karrierën dhe punën do ecin shumë mirë  dhe do kenë përmirësime të dukshme në ikonën dhe jetën e tyre sociale.

Shigjetari – 3 yje

Do marrin promovim lidhur me punën, do kenë hapësira pozitive, një shpërblim të mirë por kujdes në shoqëri sepse ka një tradhti ose ndarje në fund të javës.

Bricjapi – 3 yje

Janë një nga shenjat që do ecë mirë me karrierën.

Ujori – 5 yje

Peshqit – 3 yje


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.