LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Salah bën heroin, Livepool fiton pastër derbin me Everton

16:51 - 21.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Liverpuli u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke triumfuar në derbin ndaj Evertonit për të mbajtur hapin e skuadrave pretendente për titullin.




Derbi si gjithmonë është një nga sfidat më të përjetuara ku gabimet kushtojnë shtrenjtë dhe kështu mund të thuhet për ato të Eshli Jang, i cili u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në pjesën e parë dhe la skuadrën me 10 lojtarë që në minutën e 37. Kjo ia bëri më të thjeshtë lojën Liverpulit që dominoi e krijoi raste të njëpasnjëshme.

Megjithatë, për të thyer mbrojtjen e Evertonit u desh një penallti e Salah në minutën e 75 të ndeshjes. Kjo ia bëri më të thjeshtë administrimin e minutave të mbetura Liverpulit, që vulosi suksesin 2-0 në shtesën e takimit, përsëri me anë të Salah, i cili po bëhet përsëri protagonist në këtë sezon në garën për “Këpucën e Artë” me 7 gola e 4 asiste.

GOLI I DYTË I SALAH (VIDEO)

GOLI I PARË I SALAH (VIDEO)

fsdsdfsfdsdfsfdsfd

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.