BLUETOOTH

“Terapia ishte e mundimshme”, trëfimi prekës i nënës së Rita Orës për betejën me kancerin

21:16 - 22.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në muajin e vetëdijësimit për trajtimin e kancerit të gjirit, nëna e këngëtares së njohur Rita Ora, psikiatria Vera Ora, rrëfeu në emisionin “Kallxo Përnime” në Kosovë, për betejën e saj me kancerin e gjirit.




“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punu, jam marrë me sëmundjen, me terapinë e cila ka qenë mjaft e gjatë e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”- është shprehur ajo.

Vera Ora rrëfen se në atë kohë, rreth vitit 2006 kur ajo ishte 39 vjeç, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat e reja, dhe ajo nuk kishte asnjë shenjë që mund ta bënte të dyshonte per kancer.

“Më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja. Edhe i thashë e dua një mamografi. Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndje shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente isha në një kaos mendor, dhe aty filloi ajo rutina, diagnostikimi, trajtimi, operimi, terapia”, rrëfen ajo.

“Kam kërkuar të kem terapi nga psikologu, kam qarë, jam ndierë shumë e zhgënjyer me faktin që ka ndodhur, por, tu i pasë edhe fëmijët e dija që duhet me u tregu që nuk bën me u dorëzuar për shumçka” – deklaroi Vera Ora ne intervistën për emisionin televiziv.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.