LAJMI I FUNDIT

Vllaznia në zi, ish-futbollisti Alban Hasani humb njeriun e dashur

13:51 - 22.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klubi i Vllaznisë është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vajzës së Alban Hasanit, Vesës.




Prej kohësh vajza e drejtorit të Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe ish-futbollistit luftonte me një sëmundje, teksa ditën e djeshme trajneri Memelli zgjodhi të mos prononcohej për mediat pas fitores me Skënderbeun për këtë arsye.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit .Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.