Kryesore

Avokati Genc Gjokutaj ankimon masën e GJKKO ndaj Berishës: Vendimet janë nul, pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave

13:11 - 30.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha.




Në një prononcim për media, Gjokutaj tha se vendimi është nul dhe është pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave siç e kërkon ligji.

“Depozitova ankimin te Apeli. Vendimi për seancën e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma. Është një shkelje më e madhe e Gjykatës për të na humbur afatin. Për masat e sigurimit kanë masa antiligjore që të heqin mundësinë për të bërë ankim me argumente. Ne kemi ankuar dhe kemi thënë shkakun se ky ankim është i paplotësuar për pjesën e seancës së ekzekutimit të masës

Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave ashtu siç ligji e kërkon. nuk dhe nuk kanë efekt”, tha avokati i Berishës.

Pyetjes nëse Berisha do të paraqitet në Gjykatë më 6 nëntor, Gjokutaj tha: “Nuk e di, data sot është 30 tetor.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.