![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Avokatja Valentina Teodoresku, është ankuar pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për sulme dhe kërcënime të ndryshme që ka marrë në panele televizive nga ana e gazetarëve.
Teodoresku është avokatja e katërt që GJKKO caktoi në mbrojtje të Berishës, pas tërheqjes së tre avokateve të tjera.
Në ankesën drejtuar AMA-s, Teodoresku paraqet shqetësimin për sulmet që sipas saj i kanë bërë gazetarët pas dhënies së masës për Sali Berishën, madje pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar.
Avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh.
Ajo deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit, por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”.
Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun.
Panorama online