BLUETOOTH

“Të lutem, është tragjike”/ Eleni Foureira, e shqetësuar kur e pyesin për veshjet e kolegeve: Lëreni secilin të veshë atë që i pëlqen

12:53 - 07.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja greke me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është pritur nga kamerat televizive në aeroport, ku ka bërë disa deklarata në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.




Por një nga këto pyetje e shqetësoi Eleni Foureira. Kishte të bënte me komentet kritike që Despina Vandi ka marrë ditët e fundit, për veshjet që mban në lokalin e natës, ku këndon me Giorgos Sampanis.

“Mirë, as që dua të më pyesësh gjëra të tilla tani, a komentojnë një femër se si vishet? Ju lutem, është tragjike, dua të them që ne nuk kemi nevojë as të komentojmë për këtë tani. Lëreni secilin të veshë atë që i pëlqen”, u përgjigj ajo.

Shikoni videon

Më pas ajo u pyet për zgjedhjen e Marina Satti për të përfaqësuar Greqinë në Eurovizion. Lidhur me këtë ajo deklaroi: “Uroj të shkëlqejë, Marina është shumë e mirë, jam e sigurt që do të shkëlqejë. Isha shumë e lumtur për këtë zgjedhje, çfarëdo që ajo dëshiron nga unë jam këtu për t’i dhënë këshilla”.

Më në fund e pyetën nëse i ka nisur përgatitjet për pagëzimin. “Është ende herët, kam Amsterdamin, kam premiera… Disi në një mënyrë magjike, katër orë janë si 8 orë tani, derisa të rrëzohem do të tregojë”, u përgjigj Eleni Foureira duke qeshur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.