AKTUALITET

Gjendet i vetëm një i moshuar në Fier, policia nis punën për gjetjen e familjarëve të të humburit

16:55 - 15.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 80-vjeçar është gjetur i vetëm në lagjen “1 Maji” në Fier. Sipas policisë, i moshuari deklaron se nuk mban mend as emrin dhe adresën se ku jeton.




Njoftimi i policisë:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin e tij dhe as adresën e banimit. Ky shtetas është gjetur i vetëm, në lagjen “1 Maji”, Fier, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Shtetasi është rreth 80 vjeç, rreth 165 cm dhe mban të veshura, një xhiboks blu dhe pantallona ngjyrë kafe.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier ose të telefonojnë në numrat 112 / 0694110223


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.