Kronikë

E rëndë/ Ndihmoi burrin që të p*rdhunojë një vajzë, arrestohet 34-vjeçarja (EMRI)

11:48 - 17.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçare e dënuar me 3.4 vite burg për marrëdhënie seksuale me dhunë është arrestuar nga policia.




Borana Faslliu, nga Lushnja, akuzohet gjithashtu se është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje të kryer më datë 03 dhjetor 2020, nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar një ditë pas ngjarjes dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. E dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, ndalohet 30-vjeçarja e shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.