AKTUALITET

Detaje nga grabitja e argjendarisë/ Zbulohet vlera e florinjve që autorët e armatosur dhe të maskuar arritën të merrnin, si mbetën të lënduar dy policë

22:05 - 22.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me grabitjen e pasdites së kësaj të mërkure (22 nëntor) në Suharekë të Kosovës.




Mësohet se nga grabitja e armatosur, autorët kanë arritur të marrin florinj që konsiderohen të jenë të një vlere prej 250 mijë euro.

“Nuk është bërë vlerësim zyrtar i shumës së grabitur në argjendari. Në bazë të dhënave të para të marra nga pronari i biznesit të grabitur shuma mund të jetë rreth 250 mijë euro”, ka deklaruar prokurorja Ervehe Gashi për Telegrafin.

Sipas informacionit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe sapo patrulla ka mbërritur në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të efektivëve.

Për pasojë, një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë aksionit.

Dyshohet se autorët ishin katër dhe se kanë përdorur një makinë me targa të vjedhura.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.