Kosova

Naim Murseli dhe vrasësi i Liridonës në pranga, Prokuroria vjen me reagim zyrtar: Të dyshuarit po merren në pyetje. Është sekuestruar arma e përdorur për krimin

19:43 - 01.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murseli, përkatësisht Naim Murselin dhe autorin e krimit.




Ajo çka fillimisht u vlerësua si grabitje me pasoja vrasje, “ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në njoftim thuhet po ashtu se është zhvilluar bastisje në dy vendndodhje në Gjakovë, si dhe është bërë e mundur sekuestrimi i armës që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Më tutje, thuhet se të dyshuarit janë duke u intervistuar në polici, teksa pritet që ndaj tyre të merren masa përkatëse nga prokuroria.

“Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.