Kryesore

“Artist i rrallë”- Bujar Kapexhiu: Ishte tepër i veçantë për nga talenti, ja çfarë e dallonte Mirush Kabashin nga të tjerët

11:37 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisori dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu, ndërsa ka folur për ndarjen nge jeta të aktorit Mirush Kabashi, është shprehur se artistët si ai, janë të rrallë.




Bujar Kapexhiu, ka treguar njohjen e tij me Kabashin, i cili u nda sot nga jeta pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Në një lidhje telefonike për News24, Kapexhiu vlerësoi figurën e Kabashit, ndërsa theksoi se ai ishte tepër i veçantë për nga talenti.

“Një humbje e madhe për familjen, miqtë, shokët dhe artin shqiptar. Themi shpesh për aktorët dhe regjisorët që janë të rrallë, por për Mirushin fjala e sinqertë është; një aktor dhe artist i rrallë. Ai ka qenë një aktor i talentuar, virtuoz. Atë e dallonte nga të tjerët, serioziteti, këmbëngulja dhe puna që bënte me rolin, madje ne thonim, e tepron më këtë seriozitet.

Mbi këtë material më pas kishte një punë të jashtëzakonshme. Ai kishte korrektesë për gjithçka. E kam pasur edhe në shfaqjet e mia si regjisor dhe ishte moderator i spektaklit, dhe ishte i shkëlqyer. Ai e përpunonte tekstin në çdo germë, një saktësi, korrektësi. Artistët si  Mirush Kabashi janë të rrallë”, tha Bujar Kapexhiu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.