Kryesore

Zbulohen fakte të reja për shkaktarin kryesor të sëmundjes së diabetit, ja si ndikon mbipesha dhe 8 simptomat e pazakonta

08:08 - 07.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohët e fundit, për shkak të karantinës, ushqimi ka qenë instrumenti i duhur për mbijetesë, e për fat të keq në shumë raste edhe për mbipeshën.




Kjo e fundit, sipas ekspertëve, përshkruhet si një ftesë e hapur për shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Diabetologia, paralajmëron se mbipesha gjashtëfishon rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

8 simptomat e pazakonta të Diabetit të Tipit 2

I njëjti studim thotë se përveç simptomave të njohura, sëmundja e diabetit të tipit 2 shoqërohet edhe me disa simptoma të tjera befasuese.

Bëhet fjalë për:

  • Erë e gojës me shije frutash
  • Infeksione të përsëritura urinare
  • Të përziera e të vjella
  • Dhimbje në krahë e në këmbë,
  • Mjegullim të shikimit
  • Rënie të beftë nga pesha
  • Luhatje humori të pashpjegueshme.

Mbipesha dhe sëmundjet e tjera

Përveç diabetit, ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:

  • Sëmundjet kardiovaskulare
  • Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
  • Presioni i lartë i gjakut
  • Sëmundjet kancerogjene
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhjamosja e mëlçisë

Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje problematike dhe mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.

Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor.

Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.

Regjimi mesdhetar për një rënie të shëndetshme nga pesha

Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mbipeshën është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.

Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.