Kryesore

“Ai ishte një talent dhe dhjetë punë”/ Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, flet regjisori: Ju rrëfej dy pengjet e aktorit…

19:01 - 09.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisori Haxhi Rama tregoi në studion e emisionit “Kjo javë” në News 24, dy pengjet e Mirush Kabashit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.




Ai tregon se e ka njohur qëkur ishte 5 vjeç, ndërsa kanë bashkëpunuar në 10 deri në 15 projekte në teatër.

“Koha është e shkurtër për të reflektuar për krijimtarinë e Mirush Kabashit. Ai ishte një talent dhe dhjetë punë. Talenti është gjë më vete, por ato 10 punët ishin nga ambicia e jashtëzakonshme. Me unë dhe Mirushi kemi marrë në të njëjtën komedi të njëjtin çmim. Mirushin e kam takuar në 70 vjetorin e Teatrit. Unë e prezantova. I kisha dhënë librit tim dhe ku ishte edhe tregimi për Mirushin.

Pengjet e tij  mund të them se ishin dy: Kishte në ëndrrat e veta të luante “Sirano De Berzherak”, një komedi e famshme franceze, monologun e të cilës e kishte mësuar përmendësh dhe e dyta, dikur më pat thënë se mbasi të mbaroj karrierën, dua të kthehem në Durrës sepse aty kishte miqtë. Mirushi mbeti në Tiranë se i përkiste të gjithë Shqipërisë”, theksoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.