Kryesore

EKSKLUZIVE/ Stoli i përfaqësueses së Kosovës, flet kreu i FFK-së: Ja e vërteta për De Biazin dhe Ilir Dajën

08:39 - 12.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej 22 nëntorit të këtij vitit, përfaqësuesja e Kosovës është pa trajner, sepse largoi sllovenin Primoz Gliha, i cili e drejtoi ekipin vetëm 6 ndeshje, pas shkarkimit të francezit Alen Zhires.




Pas një zhgënjimi në grupin e kualifikueseve të Europianit, te FFK-ja po mendojnë për një fillim të ri në edicionin e ardhshëm, duke e nisur nga një trajner i ri. Në lidhje me këtë dhe emrat që qarkullojnë së fundmi si De Biazi apo Ilir Daja, presidenti i Federatës së Futbollit së Kosovës Agim Ademi sqaron ekskluzivisht për “Panorama Sport” situatën me stolin e Kosovës.

Z.Ademi, çfarë po ndodh me stolin e Kosovës, kemi të reja?

Deri nga fundi i janarit, fillimi i shkurtit nuk kemi ndërmend të zyrtarizojmë ndonjë trajner. Jemi në bisedime me disa, por nuk kemi asnjë emër konkret deri tani. Të shohim më tej.

Flitet shumë për një emër si De Biazi, i cili ka shprehur edhe dëshirën për të drejtuar Kosovën, keni kontaktuar me të?

De Biazi është ofruar, na i kanë sugjeruar njerëz të futbollit. I kemi thënë që e respektojmë shumë, por në këto momente nuk e kemi opsion për stolin e Kosovës.

Ilir Daja gjithashtu përflitet, e keni konsideruar ndonjëherë?

Si Ilir Daja na duhen edhe nja 3-4 trajnerë të tjerë në Kosovë, që të…

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.