Kryesore

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Bardhi-Ramës: Përmbush tre kërkesat e opozitës dhe ne marrim pjesë në votim

15:55 - 12.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas mbledhjes në Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka dalë në një prononcim për mediat ku është shprehur se do të votojnë çdo vendim të SPAK.




Bardhi gjithashtu ka sfiduar kryeministrin Rama, ku thotë se nëse ai plotëson tre kërkesat e opozitës, do të shkojnë në Kuvend për të marrë pjesë në votimin që do të zhvillohet për heqjen e imunitetit ndaj Berishës.

“Dua të shpreh vendosmërinë e secilit prej deputetëve, jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur në parlament, por për t’ia përgjigjur mazhorancës. Është e papranueshme që një shumicë në mënyrë të njëanshme merr masa që u heq mandatin përfaqësuesve të popullit opozitar. Tregon dhe njëherë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Në emër të grupit, i bëj thirrje SPAK tu shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin. Fati i shqiptarëve nuk duhet të lidhet me atë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Çdo çështje tjetër për të humbur fokusin nga ky skandal, nuk do ta shfokusojë punën e grupit tonë për t’i shkuar deri në fund inceneratorëve. Herët apo vonë, Rama dhe Veliaj do të mbajnë përgjegjësi.

Nuk ka asnjë njoftim. Jemi njohura përmes media. Është lajm i mirë që SPAK e di adresën e Kuvendit të Shqipërisë. Shkresa na e ka rikthyer besimin. Sa i përket votimit, biem dakord që qëndrimi ynë është voton pro për çdo kërkesë të SPAK. Ftoj Edi Ramën të përmbushë kërkesat e opozitës që ne të marrim pjesë në votim. Rikthehemi menjëherë në normalitet dhe padiskutim marrim pjesë, na rast të kundër asnjë çështje dytësore nuk e devijon opozitën. Ne kemi nisur një aksion dhe do t’i shkojmë deri në fund. Do të vazhdojmë aksionin dhe hap pas hapi do të përshkallëzojmë qëndrimin tonë në parlament dhe jashtë saj”, tha Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.