Kronikë

“Isha në zyrë kur ndodhi ngjarja”- Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Kur u afrova tek dera e dhomës së takimeve Mjacaj më tha se…

12:13 - 19.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur dëshmia e drejtorit te burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, për vrasjen që i dënuari përjetë Sokol Mjacaj kreu në këtë institucion, ku ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.




Mësohet se në dëshminë e tij, Hoxha është shprehur në momentin e ngjarjes ka qenë në zyrën e tij, kur ka marrë një njoftim në radio se diçka kishte ndodhur në godinën B, në ambientet e ajrosjes.

Hoxha është shprehur se në momentin që ka zbritur në godinën B, Mjacaj i ka thënë që nuk e dorëzonte armën pa ardhur prokurori.

“Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qenë në ambientet e zyrës ku më raportuan në radio për ngjarjen në godinën B. Sokoli ishte mbyllur në dhomën e takimeve. U afrova tek dera, Mjacaj tha se nuk e dorëzonte armën”, ka deklaruar drejtori burgut të Peqinit.

Dëshmia e plotë e Kamber Hoxhës: 

Në datë 15 dhjetor, rreth orës 13:52 kam qenë në ambiente te zyrës ku kam dëgjuar në radio-dhënëse dhe marrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambientet e ajrosjes. Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan se ka ngjarje dhe se duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjim të brendshëm.

Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri dhe ishin me gjak. Hipën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisëm për në spital për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambientet e brendshme, mes dy godinave të akomodimit të të dënuarave, dhe kam shkuar te vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjacaj.

Objekti ishte ku bëheshin takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë se i dënuari ishte te dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete. Afrohem te dera dhe i burgosuri tha; dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në këtë momente i thash një polici që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjellë telefonin brenda.

Në orën 14:01 telefonova drejtorin e përgjithshme të cilit i raportova se kemi një ngjarje, plagosje me armë të të dy bashkëvajtjeve dhe se se autori ka armë. Pastaj kam qëndruar pas dere dhe sokoli pas dere. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte; “Nëse vjen prokuroria do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha”. Pas shumë negociatash shkuam dhe i dhamë një palë pranga me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i lamë ne.

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj ka qëlluar nga dritarja e qelisë për vdekje Arben Leshin, i dënuar gjithashtu me burgim përjetë për vrasjen e shtetasit Agim Hoxha në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. I plagosur ka mbetur edhe i burgosuri tjetër, shtetasi Indrit Shaqja. 28-vjeçari i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim.

Si pasojë e plagëve të marra Arben Lleshi ka humbur jetën, ndërsa mbetet mister se si Sokol Mjacaj kishte siguruar armën brenda burgut të sigurisë së lartë. Gjithashtu ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar vendosjen e tij në regjimin 41 bis. Ndërkohë ende mbetet mister fakti se si e ka siguruar armën 28-vjeçari, ndërsa 12 zyrtarë të burgut të Peqinit janë arrestuar nga policia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.