Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova, përmes një postimi në ‘X’ ka falënderuar në gjuhën shqipe Ilir Metën për urimet e tij.
Ajo u shpreh se pret që me të njëjtën entusiazëm, të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve për integrimin e plotë të tyre evropian.
Postimi i Presidentes Gordana Sijlanovska Davkova:
I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare.
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian
I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare .
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian .— Гордана Силјановска Давкова (@gogamkd) May 9, 2024