Kryesore

Shpërndajmë dashurinë mes festave: Fondacioni FAB dhuron shpresë për fëmijët jetimë

16:06 - 21.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në këtë kohë festash, një atmosferë e veçantë mbërthen shpirtin tonë dhe na shtyn të reflektojmë për të tjerët, veçanërisht për ata që vuajnë mungesën e dashurisë dhe mbështetjes familjare.




Në këtë dritë festash, Fondacioni FAB si çdo vit zhvillon një fushatë bamirësie për të shpërndarë dashuri dhe shpresë në mesin e fëmijëve jetimë.

Fondacioni FAB, me misionin e tij për të ndihmuar ata që janë në nevojë, ka organizuar një program të veçantë për të sjellë gëzim dhe kënaqësi në jetën e fëmijëve jetimë. Nëpërmjet donacioneve dhe angazhimit të komunitetit, fondacioni ka mundësuar organizimin e një atmosfere të veçantë festive për fëmijët, duke krijuar një ambient të mbushur me surpriza.

Sot Fondacioni FAB ka shpërndarë dhurata për fëmijët e Qendrës Komunitare Eden (Shkej), një qendër që ofron shërbime jetësore për fëmijët, të rinjtë dhe familjet nga komunitetet vulnerabël.

Për drejtuesit e këtij fondacioni, Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu, “çdo fëmijë meriton një rritje të sigurt dhe të mbrojtur. Ndaj le të vazhdojmë të përhapim këtë frymë solidariteti dhe të ndajmë më shumë dashuri me ata që kanë nevojë!”

Ndër iniciativat e këtij projekti të bujshëm janë përfshirë dhurimet e lojërave, rroba të reja, libra edukativë etj. Po ashtu, një grup vullnetarësh të angazhuar janë përpjekur që të sigurojë një përvojë të paharrueshme për fëmijët, duke organizuar aktivitete argëtuese, për të nxjerrë një buzëqeshje të pafund në fytyrën e tyre.

Dhurimi i shpresës është një nga qëllimet kryesore të Fondacionit FAB. Përmes kësaj nisme, ata synojnë të japin mesazhin se askush nuk duhet të ndihet i harruar në kohën e festave. Përmes solidaritetit dhe mbështetjes së bashkësisë, ata po i shndërrojnë festat në një periudhë të paharruar për fëmijët jetimë, duke i bërë ata të ndihen të vlefshëm dhe të njohur.

Në këtë kohë festive, le të bëhemi frymëzim për njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për ata që janë më të dobët në shoqërinë tonë. Faleminderit për solidaritetin tuaj dhe Gëzuar Festat!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.