AKTUALITET

DETAJE/ Zjarri në pallatin 12-katësh në Lushnje, dyshohet se 40 persona kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre

17:28 - 25.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijon të jetë e rënduar situata në Lushnje, ku një qendër tregtare u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të hënë.




Raportohet se rreth 40 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre.

Neës24 raporton se aktualisht forcat zjarrfikëse të qytetit, të mbështetura dhe nga shërbimi zjarrfikës i Tiranës, por vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të pallatit, të cilët kanë tentuar të dalin nga ballkonet dhe dritaret.

Kujtojmë se zjarri fillimisht dyshohet se ka rënë në katin e tretë, i cili shërben si qendër tregtare, në një dyqan që tregton këpucë, e më pas është përhapur në të gjithë qendrën.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dhjetëra persona janë nisur drejt spitalit me shenja asfiksimi.

Ndërkohë në këtë pallat 12 katesh, mungojnë shkallët e emergjencës. Po ashtu raportohet se zjarrfikësit e këtij qyteti nuk janë të gjitha pajisjet me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.