AKTUALITET

FOTO/ Zjarri del jashtë kontrollit në pallatin 12-katësh në Lushnje, flakët shkrumbojnë katin e katërt! Ndërhyn ushtria

22:48 - 25.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas riaktivizimit të vatrave të zjarrit në pallatin 12-katësh që u përfshi nga flakët sot në Lushnje, situata është vështirësuar sërish dhe flakët kanë dalë jashtë kontrollit.




Raportohet se vatra e riaktivizuar ka marrë përmasa të mëdha. Mësohet se flakët tanimë kanë përfshirë dy kate, më konkretisht të tretin dhe të katërtin.

Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese.

Kujtojmë se zjarri nisi në katin e tretë të kësaj ndërtese, ku ndodhet qendra tregtare “Metropol”, dhe më pas flakët janë përhapur në të gjithë ndërtesën. Nga kati i 4 deri në katin e 12, ndodhen mjedise banimi, nga ku janë evakuuar të gjithë banorët.

Ndërkohë, sipas policisë, pas normalizimit të situatës më herët, u bë me dije se në spital ndodheshin 39 qytetarë, si edhe 3 të tjerë të forcave zjarrfikëse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.