Kryesore

EKSKLUZIVE/ Bekim Balaj bëhet “shkes” për të bindur mbrojtësin e Egnatias, ka dilema për një futbollist

08:57 - 28.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vllaznia kërkon të për forcojë mbrojtjen dhe drejtori sportiv, Tefik Osmani, do të nisë afrimet në merkaton e janarit pikërisht nga ky repart.




Ashtu siç ka paralajmëruar prej ditësh “Panorama Sport”, i preferuari për prapavijën është Hysen Memolla, i cili prej një viti luan me Egnatian. Mirëpo, në pjesën e parë të këtij sezoni, 31-vjeçari rrogozhinas është gozhduar në stol dhe nga 18 javë kampionat, ka luajtur 6 ndeshje, në të cilat vetëm dy herë si titullar. Duke qenë se lojtari nuk preferohet më nga trajneri Edlir Tetova për qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, shanse për t’u larguar nga Egnatia në janar janë të mëdha. Mirëpo, më parë Memolla duhet të zgjidhë marrëveshjen me klubin e Egnatias, për t’i hapur zyrtarisht rrugën transferimit në Shkodër.

Bisedimet paraprake mes lojtarit dhe drejtuesve kuqeblu kanë kohë që janë bërë, por “Panorama Sport” zbulon së fundmi, se një “asist” për këtë transferim e ka dhënë sulmuesi Bekim Balaj. Ky i fundit mësohet se ka një raport të shkëlqyer me Memollën, që nga koha kur të dy bënin pjesë në Kombëtaren shqiptare. Vetë shkodrani është futur tashmë “shkes” për llogari të klubit kuqeblu, me synimin për të bindur Memollën që të pranojë ofertën e Vllaznisë. Gjithçka mbetet për t’u parë në muajin janar, në një kohë që kohë që Memolla ka edhe oferta të tjera. Madje, mes skuadrave që interesohen është edhe Flamurtari, që mund të bëjë një sakrificë financiare për mbrojtësin.

LARGIMET – Vllaznia ka nisur prej javësh merkaton në dalje, ndërsa ka konfirmuar largimet e Kostandin Çeshmedjiev, Darko Dodev dhe Redon Dragoshin, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtësin e majtë, Xhelil Asani, edhe pse se klubi nuk e ka bërë ende zyrtare. Mirëpo, nga reparti i mbrojtjes mësohet se pritet të ketë të tjera “skarcime”. Një prej lojtarëve më të përfolur së fundmi për t’u larguar është pikërisht serbi Millosh Stojanoviç, i cili gjatë pjesës së parë të sezonit ka pasur luhatje në formën e tij, duke bërë shpesh edhe protagonist me disa gabime individuale. Burime në klub tregojnë se me serbin do të negociohet prishja e kontratës me mirëkuptim, ashtu siç është bërë edhe me lojtarët e tjerë që janë larguar.

ADMIR URUÇI DHE ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.