Kronikë

EMRAT/ Me precedent të mëparshëm kriminal, kush është 26-vjeçari që u plagos nga efektivi në Fier

21:44 - 28.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (28 dhjetor), ku 26 vjeçari, i cili pasi tentoi të futej me automjet në një rrugë të bllokuar u ndalua nga punonjësit e policisë, duke bërë që i riu të dalë nga makina dhe të grushtoi një prej efektivëve, Shkëlqim Jahelezin.




Pasi u qëlloi me grusht, efektivi i policisë në kushtet e vetëmbrojtjes  ka qëlluar me armën e shërbimit  duke plagosur 26-vjeçarin në këmbë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se personi i plagosu në Fier është me precedent kriminal.

Në 31 gusht 2019, pas 1 konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe mjete prerës, katër shtetas, shtetasi D.B., ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër.

Njihet e si person problematik në fushën e konflikteve.

Kujtojmë që efektivi i policisë, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore është dërguar  në komisariat për veprime të mëtejshme, veprime të cilat po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyerjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për të shmangur konfliktin e interesit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.