Kronikë

I riu plagosi fqinjin me armë zjarri në Kurbin, reagon policia: Autori dhe dy të tjerë në kërkim. Ja si është gjendja e 33-vjeçarit

09:08 - 30.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e një natë më parë në fshatin Malbardhë në Kurbin, ku u plagos në një lokal nga bashkëfshatari i tij, 33-vjeçari Fatjon Lika.




Blutë bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, 30-vjeçarin Admir Shqypi dhe dy persona të tjerë, përkatësisht shtetasit me iniciale E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt.

Mësohet se i plagosuri Fajton Lika, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kurbin/Informacion paraprak

Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt. Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, Admir Lika, dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.