Kryesore

Kryeministri grek Mitsotakis ndryshon kabinetin qeveritar, ja emrat e ministrave të rinj

17:43 - 03.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka riorganizuar kabinetin e tij në një përpjekje për të forcuar axhendën e tij të sigurisë.




Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve Ioannis Oikonomou u zëvendësua nga Michalis Chrysochoidis, aktualisht ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Punës Adonis Georgiadis u transferua në Ministrinë e Shëndetësisë. Domna Michailidou tani do të merret me ministrinë e Punës.

Ndryshimet u njoftuan nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Anëtarët e sapoemëruar të kabinetit do të bëjnë betimin në orën 18:00 të së enjtes në prani të Presidentes Katerina Sakellaropoulou.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.