Kronikë

Sërish aksident me vdekje mbrëmjen e sotme/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën 55-vjeçari

20:51 - 06.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend. Në Tiranë një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, 55 vjeç.




Mjeti që përplasi këmbësorin mësohet se drejtohej nga një 23-vjeçar.

“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Kujtojmë se më herë në aksin Fushë Krujë- Tiranë, një mjet tip Benz përplasi babë e bir në rrugë. Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në spital, i mituri, 4 vjeç.

Lexo edhe : https://gazetashqiptare.al/2024/01/06/pergjaken-rruget-e-vendit-makina-perplas-babe-e-bire-humb-jeten-4-vjecari/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.