LAJMI I FUNDIT

U arrestua nga autoritet serbe pasi akuzohet për krime luftë, ish-luftëtarit i UÇK-së lihet në paraburgim

17:13 - 08.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritet serbe arrestuan pak ditë më parë në Merdarë, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit për një muaj në Serbi.




Avokati i tij, Xhevdet Smakiçi ka konfirmuar masën dhe është shprehur se do të ushtrohet e drejta për apelimin e saj.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, u shpreh Smakiçi.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si në vitin 1999 kur ai ishte vet 19 vjeç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.