BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ E shkujdesur dhe e nevrikosur, transformimi i Elia Zaharias pasi Princ Leka nisi lidhje të re! Aktorja, larg pamjes si princeshë

20:26 - 04.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë padyshim kryefjala e mediave muajt e fundit. Ndonëse historia e ndarjes, kishte nisur rreth 1 vit më parë, problemet e dyshes dolën në sipërfaqe vetëm muajt e fundit, duke na zbuluar detaje nga fundi i historisë së tyre 15- vjeçare.




Tashmë që divorci i tyre është zyrtar, Princ Leka po shijon pa u fshehur historinë e re të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re. Nga ana tjetër, Elia vijon me angazhimin në Teatër, por edhe si nënë.

Që nga ndarja me Princ Lekën, aktorja është rikthyer të jetojë me familjen e saj, duke lënë pas Pallatin Mbretëror.

Paparaci ynë ka mundur të shkëpusë disa foto nga e përditshmja e saj. Elia u fotografua në zonën e ish-Bllokut, së bashku me babain e saj.

Teksa ky i fundit ka qenë me biçikletë, Elia e ka shoqëruar, por duket se me diçka është inatosur.

Me një pamje, larg asaj që ishim mësuar ta shikonim në daljet zyrtare me Princin, ku veshjet dhe bizhuteritë ishin krejt ndryshe, Elia u shfaq e pa grimuar, flokët e mbledhura shkujdesur.

Aktorja ka qenë e veshur me një golf blu dhe me një xhup të madh në ngjyrë kafe. Në vend të bizhuterive, këtë herë Elia kishte vetëm kufjet e telefonit, duke ardhur kështu me një pamje tërësisht të shndërruar, nga ajo çfarë ishim mësuar të shikonim si princeshë.

Ndoshta ka qenë vetëm një moment i saj, ku dukshëm duket e nevrikosur, apo ndoshta bashkë me divorcin, Elia ka vendosur të ndryshojë edhe “look”-un e saj.

Ka qenë pikërisht Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror, që foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm.

Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë.

Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm.

“Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare.

Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos

Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë. Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre. Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore.

Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës”, u shpreh ai.

Pasi në rrjet u publikua lajmi se Leka dhe partnerja e tij e re kaluan vitin e ri së bashku në Budapest, ka reaguar edhe Elia. Së fundmi aktorja ka vendosur që t’i “ndëshkojë” dyshen duke ua hequr “follow”- in në “Instagram”.

Kaq ka mjaftuar që publiku të binden që tashmë e vetmja gjë që i lidh ish-çiftin është vajza e tyre, Geraldinë. Deri më tani, asnjë nga palët nuk ka folur rreth arsyeve që i çuan në këtë ndarje, por tashmë hapat e ndërmarrë mes tyre, sjellin në tablo më të qartë, duke na zbuluar se me lidhjen e re, mes Elias dhe Lekës nuk ka më asnjë lloj raporti, veç atij të prindërimit.

Princ Leka ka lënë pas raportin me Elian, pasi një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve.

Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.