BLUETOOTH

“Lutuni për ne”- Pas lajmeve se është ndarë nga Besi, Xhensila Myrtezaj: Më ka kap paniku…

14:12 - 19.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj disa muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë.




Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se sot e ka kapur paniku sepse i vogli i saj, Amen do të bëjë vaksinën e dytë.

Ndër të tjera Xhensila iu kërkoi të gjitha nënave që kanë të njëjtat eksperienca disa sugjerime për ilaçet që përdorin për të qetësuar dhimbjet e fëmijëve.

“Sapo e lash Ajkushin te kopështi, tani po shkoj në ship të marr Amenushin. Sot nuk ka një ditë shumë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kap paniku.

Kërkoj suport nga të gjitha mamat që kanë të njëjtat eksperienca, çfarë përdorin pas vaksinave, ndonjë medikament apo ndonjë kurë popullore për të qetësuar dhimbjet e të vegjëlve

Lutuni për ne!”- tha Xhensila.

Xhensila Myrtezaj prej disa javësh është në qëndër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të zërave se i ka dhënë fund martesës me aktorin e njohur Bes Kallaku, megjithëse një lajm i tillë akoma nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Lajmet se çifti janë ndarë filluan të qarkullojnë pasi dyshja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, ndërsa më pas fshinë nga Instagrami të gjitha fotot që kishin së bashku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.