BLUETOOTH

“Jam dënuar, për shkak të një gabimi në rini s’mund ta shoh” Meritoni: Sot do e kisha afër sikur…

14:30 - 20.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Meriton Mjekiqi ka marrë përsipër të pajtojë çiftin Bardhi – Sara në shtëpinë e Big Brother Vip, të cilët  prej disa ditësh kanë pasur një krisje mes tyre.




Teksa i ka marrë të dy në një cep të shtëpisë, ai i ka dhënë disa këshilla në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Në bisedën mes tyre, Meritoni i ka përmendur atyre gabimet që ka bërë në rini,  për të cilat është dënuar dhe nuk mund të shohë djalin e tij për kohë të gjata, e për këtë thekson se është penduar shumë, ndaj i kërkon çiftit t’i hedhin pas krahëve ato çfarë kanë ndodhur dhe të mos bëjnë gabime.

“Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë” është shprehur ndër të tjera Meritoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.